Categories Lajme

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, dyshohet se gjyshi e di vendndodhjen, 22-vjeçarja: Dua djalin tim

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e vogëlushit 3-vjeçar i cili që prej ditës së shtunë është marrë nga gjyshërit dhe nuk i është kthyer së ëmës.

Bahrie Gjuni, 54 vjeçe, dhe nipi i saj rezultojnë “të zhdukur” pa gjurmë, ndërsa nëna e fëmijës Ile Gjuni qëndron në ankth dhe lutet që fëmija t’i kthehet sa më shpejt.

Pas denoncimit publik të rastit nga nëna e fëmijës, 22-vjeçarja Ile Gjuni, policia deklaroi se Rexhep Gjuni, gjyshi i djalit, është proceduar penalisht për “marrjen pa të drejtë” të fëmijës, ndërsa kontrollet për gjetjen e tij po vazhdojnë me intensitet në të gjitha zonat e mundshme ku gjyshi ka deklaruar se mund të ketë shkuar bashkëshortja e tij bashkë me nipin. Po pa rezultat.

Dyshohet se gjyshi e di vendndodhjen e tyre, po qëllimisht i orienton kërkimet në drejtime të tjera, duke dëmtuar kërkimin dhe gjetjen e fëmijës nga ana e policisë.

Duke qenë se çështja konsiderohet tejet e ndjeshme për shkak të ngjarjeve në familjen Gjuni, që në shkurt të vitit 2023 humbi njërin nga dy djemtë, policia është treguar e kujdesshme në trajtimin e rastit, ndërkohë që nëna tejet e dëshpëruar pret të marrë në krah fëmijën e saj.

Ile Gjuni thotë se nuk ka dijeni ku mund ta ketë çuar dhe lutet që fëmija të jetë mirë, në shëndet të plotë dhe t’i kthehet sa më parë.

Ajo hedh poshtë pretendimet për konflikt mes saj dhe gjyshërve të djalit në lidhje me përfitimet pasurore pas vdekjes së bashkëshortit.

“Nuk u kam kërkuar asgjë dhe s’më kanë dhënë asgjë. Dua vetëm djalin tim”, deklaron ajo ndërsa qëndron e lidhur pas telefonit në pritje të lajmit të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME