Categories Lajme

Zhdukja e 49-vjeçarit në Dibër, 200 burra në kërkim të Tofik Xhikës

Një 47 vjeçar nga fshati Fushë Alije i Dibrës rezulton i zhdukur që prej ditës së dielë. Kanë qenë familjarët e shtetasit Tofik Xhika të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij mbrëmjen e kaluar.

Dyshohet se Xhika kishte shkuar pranë lumit Drin i Zi për të peshkuar, por nuk është kthyer në banesë. Kjo ka bërë që familjarët të njoftojnë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.  Por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë, për të rifilluar mëngjesin e sotëm.

Në ndihmë kanë shkuar edhe rreth 200 banorë të zonës të cilët janë vënë në kërkim të 47 vjeçarit Tofik Xhika në një gjatësi disa kilometra të lumit Drin i Zi. Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, banorët dhe forcat e rendit e kanë të vështirë kërkimin, ndërsa apelohet që të shkojnë grupet e specializuara të polumbarëve.  Dyshohet paraprakisht që 47-vjeçari të ketë rënë në ujërat e lumit Drin i Zi teksa ka qenë duke peshkuar në breg të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME