Categories Lajme

Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, bëhen publike mesazhet e tij

Në mediat italiane është bërë publik një mesash i biznesmenit italian Davide Pecorelli, i zhdukur në Shqipëri me 6 Janar, por që hedh shumë dritë në lidhje me aktivitetin e tij në vend. Më shumë se një muaj pas zhdukjes së tij në Pukë, është bërë publike një bisedë e zhvilluar në 5 dhjetorin e vitit të kaluar kur Davide dhe një mik  i tij shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

Numri – siç dëshmohet nga biseda – është ai shqiptar dhe momenti kur ai del së fundmi online është më  4 Janar.

Davide, duke iu përgjigjur mikut të tij që e pyet se ku është, në fund shkruan: “Po po sot kthehem në Vlorë pastaj deri të enjtenb do të jem në Tiranë për të mbyllur kontratat. Këtu me të vërtetë zgjat shumë… nuk është çështja vetëm tek kontrata që mund të jetë 30 ,40, 70 mijë euro, shqiptarëve qoftë për Italianët apo të tjerët u duhet kohë për t’iu besuar !! “.

Një mesazh i qartë që na bën të kuptojmë skenarin tashmë pjesërisht të parashikuar javët e fundit. Sipas deklaratave të vetë Pecorelli-t  që nga shtatori i kaluar ai po mundohej të shiste makina lazer për qendra bukurie mjaft të shtrenjta. Pra, nuk ka pasur negociata vetëm me mjekun që edhe h etuesit shqiptarë kanë kërkuar por ai ka pasur kontakte me klientë të ndryshëm. Me pak fjalë, rrethi zgjerohet, mbase kjo është arsyeja se përse ai mbërriti në veri të Shqipërisë, ku, padyshim, sipërmarrësit atje nuk mund të shpenzojnë shuma të tilla, theksohet në median italiane.

H etimet do të duhet të përcaktojnë nëse sipërmarrësi, në kohën e mbërritjes së tij në Tiranë pasditen e 3 Janarit, ka ndryshuar numër siç u raportoi vetë 45-vjeçari atyre që e shoqëronin atë ditë në Romë për të marrë aeroplanin.

Davide, duke filluar këtë lloj biznesi  dëshironte të rifillonte aktivitetet e themeluara në Itali. Në mesazhin e whatsApp, Davide flet për Vlorën dhe Tiranën, ai nuk përmend Shkodrën, ku u takua me disa biznesmenë.

Biznesmeni mbërriti në Shqipëri në 3 Janar. Nga 4  deri në 6 Janar ai rezervoi hotelin e turizmit në Pukë. Më 4 dhe 5 ai fjeti aty dhe ishte i vetëm.  Ditën e tretë, ndërsa po kthehej në rrugën e vjetër nga Shpali për në Pukë, afër fshatit Gjegjan, automjeti i tij me qira u gjet i djegur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME