Categories Lajme

“Zhvillim jo vetëm në bregdet”, Kumbaro për “La Republica”: Synojmë turistë elitarë

Pasi pa dhe promovoi plazhet shqiptare, gazetari i gazetës së njohur italiane “La Repubblica”, ka zhvilluar një intervistë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila tregoi synimet për ta bërë Shqipërinë destinacionin kryesor të të huajve për të pushuar.

“Zhvillimi i turizmit shqiptar nuk do të fokusohet vetëm në bregdet, por në të gjithë vendin dhe gjatë gjithë vitit. Kjo është arsyeja pse ne jemi angazhuar në rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në 30% të territorit deri në vitin 2030. Gjithashtu, me stimuj nga ana e politikave shtetërore synojmë të zgjerojmë aktivitetin agroturistik, në mënyrë që fermerët jo vetëm të prodhojnë, por t’i transformojnë produktet e tyre në një art të mikpritjes. Kjo është receta jonë për të menaxhuar flukset.”

Kumbaro tregon për gazetën italiane, se ministrisë që ajo drejton nuk i është dashur të shpenzojë për promovimin e Shqipërisë, pasi të tjerë e kanë bërë atë shumë mirë.

“Ministrisë sonë nuk i është dashur të shpenzojë asnjë cent për promovim mediatik. Është meritë e blogerëve, festivaleve verore dhe eventeve, disa me rëndësi historike si p.sh shpallja e lumit Vjosa si Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë.

Këta kanë promovuesit tanë më të mirë. Mendoj se ky është marketingu më i mirë dhe më i qëndrueshëm”.“La Repubblica” i shtohet listës së mediave që promovojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht për potencialet turistike që ka për të ofruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME