Derek Yach, Presidenti i Fondacionit për një botë pa tym, lufton kundër pirjes së duhanit për dekada dhe është një nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë në këtë fushë. Në intervistën e tij më të fundit, ai flet për mjetet efektive për të luftuar pirjen e duhanit si dhe alternativat pa tym që u vijnë në ndihmë duhanpirësve. Sipas tij është e rëndësishme përfshirja e mjekëve për të bindur duhanpirësit rreth dëmit të cigareve, pasi nëse mjekët nuk flasin, nuk do të ketë sukses. Një hap tjetër i rëndësishëm për Yach është inkurajimi i përdorimit të alternativave pa tym, siç ka vepruar dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Aktualisht duhanpirësit që nuk heqin dot dorë nga duhani, kanë mundësi të zgjedhin midis alternativave pa tym, të cilat duke shmangur procesin e djegies eliminojnë një pjesë të konsiderueshme të dëmeve që vijnë nga duhani. Krahas cigareve elektronike, të cilat funksionojnë në bazë të nikotinës së lëngshme, një tjetër alternativë është dhe duhani me ngrohje. Pajisje specifike, si IQOS, mundësojnë ngrohjen e duhanit të mirëfilltë, duke gjeneruar aerosol. Në këtë mënyrë përdoruesi, merr nikotinën por shmang rreth 90-95% të dëmeve që do të merrte nga një cigare me djegie përmes tymit të saj “Sigurisht, mund të ketë shqetësime se kjo nuk është mirë për duhanpirësit, dhe kjo zgjidhje mund të mos duket e përsosur për ta, por zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve të zemrës”, tha Yach.
Ai gjithashtu theksoi ndikimin që ka shkenca në luftën kundër pirjes së duhanit “Aktualisht shkenca dhe teknologjia merren me shumë aspekte të jetës sonë, bota duhet të drejtojë shkencën për të adresuar epideminë e pirjes së duhanit”. Duke u ndalur këtu ai shtoi se “Unë mendoj se edhe një smartphone i thjeshtë mund të ndihmojë në uljen e nivelit të duhanpirjes. Mund të monitorojë sjelljen e një personi përmes programeve dhe aplikacioneve edhe pa vizitën e mjekut. Pastaj duhet të përdoren alternativa më pak të dëmshme, siç janë cigaret elektronike”. Si një njohës i mirë i industrisë së duhanit, prej më shumë se 30 vitesh, Derek Yach, vlerësoi përpjekjet e fundit që po ndërmerren prej tyre. Kompanitë e duhanit po prezantojnë elemente novatorë në këtë industri. Ata gjithashtu po shohin përpara, duke u përpjekur të zvogëlojnë prodhimin e cigareve tradicionale me djegie, për t’i zëvendësuar ato me cigare elektronike ose produkte të ngjashme.
“Ato mund të jenë një zgjidhje për duhanpirësit, por jo për jo-duhanpirësit. Nëse pini duhan për 20 vjet, kalimi në një cigare elektronike sigurisht që do të zvogëlojë ekspozimin tuaj ndaj elementeve toksike. Por kjo mund të jetë vetëm një pjesë e gjithë paketës në luftën kundër tymit të duhanit. Ne duhet të përqendrohemi tek ajo që njerëzit po përdorin, dhe tek qëllimi ynë i cili është të parandalojmë kancerin dhe sëmundjet e zemrës”, tha Derek Yach. Sipas tij, duhet punuar për të gjetur zgjidhjet më të mira në mënyrë që duhanpirësit të largohen nga pirja e duhanit, duke shmangur kështu dhe ekspozimin e të tjerëve ndaj tymit
.
