Categories Lajme

Zhvlerësimi i euros, ekspertët: Turizmi vetëm një faktor, shumë ‘flukse’ vijnë nga informaliteti

Monedha vendase është forcuar ndjeshëm në kursin e këmbimit valutor, duke arritur ditën e martë një rekord të ri përballë Euros. Një Euro u këmbye në tregun e brendshëm me 120.8 lekë, ndërsa sot shitet me 121.07 lekë.

Për Bankën Qëndrore flukset e ardhjes së vizitorëve nga jashtë në këtë sezon turistik kanë bërë që kërkesa për lekë të rritet, çka është reflektuar edhe në kursin e këmbimit. Por për grupet e biznesit situata në këtë treg nuk justifikohet vetëm me prurjet sezonale.

“Ka ardhje të parave për shkak të sezonit turistik, por ka dhe prurje të pajustifikuara”.

Biznesi vendas, e sidomos ai eksportues është duke ndjerë kosto të mëdha për shkak të dobësimit të monedhës europiane. Gjergj Buxhuku thotë se vetëm në harkun e dy viteve të fundit euro është zhvlerësuar me 13%, aq sa është edhe norma e fitimit të ndërmarrjeve. Në këto kushte Konfindustria kërkon që autoritetet të konsiderojnë që të bëjnë euron monedhë zyrtare.

Konfindustria sqaron se kthimi i monedhës nga lek në euro do të kërkojë angazhim, por do të eliminojë pabarazitë që janë vendosur në treg nga situata e kursit të këmbimit, mes importuesve dhe eksportuesve./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME