Zinedine Zidane ka konfirmuar se lojtari i kërkuar nga Napoli, James Rodriguez, është në planet e tij te Real Madrid. James ka qenë lojtari më i përfolur për t’u larguar nga Real Madrid këtë verë, pas përfundimit të huazimit te Bayern Munich. Është skuadra e Napolit që ka për trajner Carlo Ancelottin, që ka kërkuar yllin kolumbian.
“Ai është i gatshëm dhe unë jam i kënaqur që është në skuadër”, është përgjigjur trajneri Zidane, kur është pyetur për të ardhmen e 28 vjeçarit, përcjell ‘lajmi.net’. “Jam i lumtur me lojtarët e mi dhe jam i përqendruar, si ata, në ndeshjen e parë”, ka vazhduar Zidane.
