Categories Sport

Zinedine Zidane zbulon kush e meriton “Topin e Artë” këtë vit

Një garë e fortë duket edhe këtë vit për trofeun më prestigjoz në aspektin personal, “Topi i Artë”. Kjo pasi përveç Messit dhe Ronaldos, janë edhe shumë lojtarë të tjerë që shihen si pretendentë potencialë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka deklaruar se të gjithë lojtarët e tij e meritojnë të fitojnë Topin e Artë të këtij viti. Natyrisht që më favoriti duket Karim Benzema, i cili ka qenë lojtari kryesor te skuadra e Zidane këtë sezon duke shënuar 19 gola në 35 paraqitje në La Liga.

Sulmuesi francez është emëruar si njëri nga favoritët për këtë trofe. Zidane u shpreh: Për mua, lojtarët e mi janë më të mirët. Karim nuk është në formë vetëm këtë vit, pasi ai ka bërë shumë mirë për shumë vite me radhë te Reali. Topin e Artë e fiton vetëm një, dhe të gjithë mund të komentojnë, por për mua të gjithë lojtarët e mi e meritojnë atë

Momentalisht, Real Madridi është katër pikë para Barcelonës dhe i duhen vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e tyre të fundit të sezonit për të kërkuar titullin e 34-të në La Liga. Nëse mundin Villarrealin sot, ata do të sigurojnë titullin kampion një ndeshja para mbylljes së sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME