Shqipëria prej ditësh tashmë ndodhet në vështirësi për shkak të vatrave të zjarrit që kanë pushtuar vendin nga veriu në jug. Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Kepit të Rodonit, në Durrës.
Shërbimet zjarrfikëse të ndihmuar edhe nga banorët e zonës po punojnë për të neutralizuar flakët. Ndërkohë, zjarri favorizohet edhe nga erërat.
