Categories Lajme

Zjarr në një furrë buke në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat

Një furrë buke në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, ndërsa dëmet në këtë biznes janë tepër të mëdha.

Zjarri është parë nga punëtorët në një nga dhomat e pjekjes dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë furrën. Punonjësit dhe pronari i furrës, i cili banon sipër saj, kanë njoftuar menjëherë Repartin e Shpëtimit nga zjarri, të tmerruar nga përhapja e shpejtë e flakëve.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e zjarrit, por edhe pse kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të shuajnë në kohë zjarrin, pjesa me e madhe e furrës është shkrumbuar. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, pasi punëtorët kanë dalë shpejt.

Zjarrfikësit në vendngjarje janë duke punuar edhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mori përmasa të mëdha, edhe pse paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME