Categories Lajme

Zjarr në sheshin e depozitimit të mbetjeve në Berat/ Qyteti i UNESCOn nën tym

Qyteti muze i mbrojtur nga UNESCO ka qënë sot nën tym për orë të tëra si rezultat i një zjarri që ka rënë në sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane. Si të mos mjaftojë fakti që qyteti i Beratit nuk ka një shesh të depozitimit të plehrave dhe menaxhimit të tyre, mbetjet janë përfshirë sot nga flakët e zjarrit dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Flakët e zjarrit u shfaqën rreth mesditës dhe kanë përfshirë gjithë sheshin e mbetjeve, duke vazhduar për disa orë. Është dashur më pas ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët e zjarrit të fiken dhe situata të vihet nën kontroll. Por, ndonëse zjarri është fikur ka shkaktuar një dëm mjedisor tepër të madh.

Gjithë territori në hyrje të qytetit ku ndodhet sheshi i depozitimit ka qënë nën tym, ndërkohë që ndotja ka mbërritur deri në qytetin e Beratit. Era tepër e keqe është ndiher për orë të tëra në të gjithë zonën, ku depozitohen mbetjet e gjithë bashkisë, vetëm dy kilometra larg qytetit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, i cili ka lënë nga pas një ndotje tepër të madhe mjedisore. Nuk është hera e parë që sheshi i depozitimit të mbetjeve përfshihet nga flakët, duke shkaktuar një ndotje të tillë, e cila përfshinë dhe qytetin, i cili synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME