Categories Bota

Zjarret në Kaliforni ngjarja më e shtrenjtë e 2018

Zjarret që përfshinë shtetin federal amerikan të Kalifornisë vitin e kaluar janë katastrofa natyrore më e shtrenjtë në botë në vitin 2018, njoftoi kompania gjermane e sigurimeve “Munich Re”.

Kompania thotë se zjarri që shpërtheu në Kaliforni më 8 nëntor shkaktoi një dëm prej 16,5 miliardë dollarësh. Nga zjarri humbën jetën mbi 80 persona dhe rreth 14 mijë shtëpi u dogjën. Një pjesë e dëmit material prej 12,5 miliardë dollarë ishte e siguruar. Uragani që shkaktoi dëmet më të mëdha në vitin 2018 ishte ”Michael”, që goditi shtetin federal të Floridës në tetor. Supozohet se kjo fatkeqësi natyrore shkaktoi një dëm prej 16 miliardë dollarësh, ndërsa 35 persona humbën jetën nga goditja e stuhisë. Dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar vlerësohet në 160 miliardë dollarë ndërsa “Munich Re” thotë se këto janë humbje më të vogla krahasuar me vitin 2017, e cila në atë kohë arriti në rreth 350 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME