Categories Lajme

Zjarri dogji 50 hektarë pyje gjatë 5 ditëve, shiu shpëton shkrumbimin e mëtejshëm të malësisë së Nikolicës

Pas 5 ditësh, zjarri që dogji disa hektarë pyje dhe shkurre në fshatin Nikolicë është shuar. Për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse e kishin të pamundur ndërhyrjen në disa zona dhe kështu zjarri përhapej me shpejtësi. Por fatmirësisht reshjet e shiut që kanë ‘pushtuar’ zonën gjatë natës, kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit në Nikolicë të Devollit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri i rënë në këtë zonë ka djegur më shumë se 50 hektarë bimësi, kullota e pisha.

Ndërkohë Policia ka nisur hetimet përë të zbuluar arsyet e këtij zjarri që shkaktoi dëme të konsiderueshme të florës dhe faumës në zonës. Deri më tani janë pyetur disa barinj dhe persona që mblidhnin bimë medicinale në këtë zonë. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Por nuk përjashtohet as zjarrvënia për shkak të pakujdesisë. Në lidhje me zjarrin po heton edhe prokuroria e Korçës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME