Categories Lajme

Zjarri në Qeparo, Ministria e Mbrojtjes: Pas disa orësh përpjekje dhe ndërhyrje nga toka dhe ajri, situata në kontroll

Një zjarr përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo. Ministria e Mbrojtjes njofton se pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri është shuar plotësisht.

Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për  banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.

Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Falë bashkërendimit mes strukturave të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, u arrit të mbrohej jo vetëm mjedisi, por edhe siguria e banorëve dhe pasuria e tyre.

AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. Çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME