Categories Lajme

Prej 11 muajsh mbahej në paraburgimin e Kukësit, Apeli i Tiranës liron 33-vjeçarin dhe rrëzon ekstradimin!

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga qelia Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 38-vjeçari nga Prizreni është dënuar në Hungari me 2 vite burg për kalim të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa është dënuar po për të njëjtën vepër edhe në Serbi.

Shkalla e Parë kishte vendosur pro ekstradimit, ndërsa avokati Sokol Tahiraj ankimoi vendimin. Prej më shumë se një viti i riu nga Kosova vijonte të qëndronte në paraburgim me vendim të Gjykatës së Kukësit. Në ankimin e saj mbrojtja evidentoi edhe shkeljen për tejkalim të afateve të paraburgimit.

“Në referim të kësaj dispozite afati maksimal që parashikon ligji për zgjatjen e një mase shtrënguese të caktuar për kufizimin e lirisë së një shtetasi që do ekstradohet është deri në 3 muaj, ndodhur në rastin konkret kur shtetasi Jeton Dervishaj alias Dervisaj mbahet prej 11 muajsh në paraburgim, duke bërë kështu që të tejkalohet çdo afat ligjor i parashikuar për shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, kjo masë sigurimi e caktuar nga kjo gjykatë e ka humbur tashmë qëllimin e saj dhe duhet të revokohet”, thuhej në ankimin e avokatit të Dervishajt, Sokol Tahiri.

Më tej në argumentet e tij theksoi se klienti nga Kosova është “familje e luftës, dhe ekstradimi i 38-vjeçarit drejt Serbisë do të përbënte rrezik për sigurinë dhe jetën e tij”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME