Categories Lajme

“Zjarrvënësi”/ Iu vuri flakën tetë makinave në Durrës, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për zjarrvënie. Shtetasi me iniciale K. K. ka djegur tetë automjete në Durrës. Ai i gjente ato të parkuara dhe iu vinte flakën. Sipas njoftimit të policisë, ai ka djegur tetë mjete.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Durrës dhe Prokurorinë e Durrësit.

Zbardhen një sërë rastesh të zjarrvënies me qëllim. Në pranga 26-vjeçari, si autor i dyshuar i këtyre rasteve.

Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës,  pas një punë disajavore, të ndjekur dhe me metoda speciale të hetimit, bazuar edhe në provat filmike, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi, në fushën e zjarrvënies së qëllimshme.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Zjarrvënësi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin  tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.

Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht:

  1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.
  2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z.
  3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit SH. B.
  4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. D.
  5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit H. Q.
  6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q.
  7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit M. S.
  8. Në datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME