Categories Lajme

Zogu i Tiranës ‘shkon në Kuvend’, deputetët zihen mes tyre: Zogun e shkretë duan ta **** këta se…

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë  nuk ka kaluar pa debate ditën e sotme, lidhur me  amnistinë që ka propozuar qeveria, për të liruar nga bu.r.gu disa gra dhe të dë.nuar për vepra të lehta penale. Debatet më të for.ta kanë qenë ato mes deputetit Myslim Murrizi dhe kryetares së këtij Komisioni Ermonela Felaj.

Murrizi tha se në bu.r.g mbetet një i verbër që është sjellë nga burgjet italiane, dhe ndërkohë nuk parashikohet që të përfitojë nga amnistia.

Me humor Murrizi tha se në Kodin Penal është shtuar një pikë e posatshme për të lënë në bu.r.g Zogun e Tiranës, vetëm e vetëm se ka dalë në përgjime ku flet për shitblerjen e votave.

‘‘Nuk jeni as kokrete dhe as reale në përgjigjen që i dhatë zonjës Duka, ku e parashikuat ju tërmetin e 26 nëntorit, kjo është tallje, mos na fyeni inteligjencën se jeni në qeveri.

Tani kam disa pyetje, ju thatë se kapacitetet e burgjeve janë 6 mijë e 100 janë kapacitetet e b.u.r.gjeve, keni dhe 800 vende bosh dmth, mos na i zini ato vende se mund t’iu duhen.

Kam menduar se numri i përfituesve do të ishte më i madh sesa kaq, dhe do të ishte mirë që amnistia të ishte bërë përpara Vitit të ri, se keni thënë që do jenë vetëm gra, tani na qenkan edhe burra.

Pra të futet në nen të gjitha kundravajtjet që janë ende në proces gjyqësor, edhe unë jam në një mendje me kolehët e tjerë që të ketë një datë të caktuar se deri kur mund të bëhet aminstia, se do fillojë pastaj dhe puna e sekserëve.

Është i dënuar një i verbër që ka ardhur nga italia, se nuk ka as avokat, ky humanizmi çfarë parashikon në rastin tuaj? Dhe ajo që zoti Maliqi iu tha më parë, dhe nuk e di se pse u nxe.hët, nëse ke mbipopullim dhe nuk ke se ku i çon, atëherë si mbrohet interesi publik, duke liruar bu.r.gaxhinjtë.

Te ato pika qe ndaloni në amnisti është dhe vepra pe.nale kundër moralit dhe dinjitetit, bëhet fjalë për “Zogun e Tiranës”, se nuk e qëlloj dot, Zogun e shkretë do ta dë.nojnë këta se e kanë përdorur për vota, se po të ishte vetëm për në zanatin e tij do lirohej ai.

Sqarojeni nëse votat i ka pasur si pseudonim për diçka tjetër ai”, u shpreh Murrizi, ndërkohë që nuk i pëlqeu aspak ndërhyrja e Felajt, të cilës iu përgjigj: Ky vend ka pasur bilbila prej 30 vitesh!

Felaj nga ana tjetër tha se nuk parashikohet në asnjë vend që amnistia të bëhet në një ditë të caktuar, dhe viti i ri është thjesht një traditë që është ndjekur në këto 30 vitet e fundit.

“Ligji nuk e shpreh që amnistia duhet të lidhet me një datë të caktuar, ka pasur një traditë 30-vjeçare që lidhej me festa të caktuar, unë e kuptoj që nuk jeni juristë”, tha Felaj, ndërkohë që Murrizi u përgjigj:

“Mos na bëj të hapim shkollat, se ke qenë dhe prokurore, por duhet ta dish që Kodi Penal yti nuk është bibël. Ai është turpi më i madh juaji”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME