Categories Lajme

Zv. ministri i ri i arsimit në Shqipëri: Jam shkencëtar, paguhesha 9 mijë euro në muaj

Taulant Muka është zëvendës ministri i ri i Arsimit, i emëruar disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes dhe akuzave për plagjaturë në diplomën e ish-zv.ministrit, Ervin Demo.

Të shumta kanë qenë debatet që ka shkaktuar edhe Muka me zgjedhjen e tij në këtë post, duke qenë se pak kohë më parë ai kritikonte e ironizonte politikat e ndjekura nga Rama për arsimin.

I kontaktuar nga Report Tv, Taulant Muka është shprehur se karriera  e tij ka nisur prej kohësh dhe se paguhej 9 mijë euro në muaj teksa punonte si shkencëtar në Kopenhagë.

Ai thotë:

“E njoh realitetin shqiptar dhe nuk jam i lumtur që shoqëria më njeh për rastin e paraqitur. Unë jam shkencëtar, isha në Kopenhagën me një rrogë shumë të mirë, merrja 9.000 euro në muaj, dhe do të zhvillohesha profesionalisht në Zvicër.
Unë karrierën time e kam krijuar përpara së të merrja postin zëvendës Ministër i Arsimit dhe Sportit.
Qëllimi im, duke marrë shtysë edhe nga profesioni im si shkencëtar, është të zhvillohet shkenca, pasi sikurse dihet zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me shkencën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME