Categories Lajme

Zvicër, Zhduket shqiptarja , familjarët apel për ndihmë

Prej më shumë se 10 ditës, shqiptarja nga Kosova, me banim në Emmeni i Lucernit në Zvicër është z hdukur pa lënë ndonjë gjurmë.

Së fundmi familja që vijon ta kërkojë 51-vjeçaren, ka zbuluar detaje të reja rreth z hdukjes së saj. Sipas mediave në Zvicër, komunikimin e fundit me të e kishte pasur djali i madh, Fatbardh Veseli.

Ai shprehet se ishte mëngjesi i 7 qershorit kur i kishte dërguar një mesazh nënës së tij, por kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur. Kjo e ka bërë të d yshonte, por që nga ajo ditë nuk mori më vesh asgjë për të.

“Menjëherë u b rengosa se diçka nuk ishte në rregull. Mendova se ajo ende po flinte. Dy-tri orë më vonë, më thërriti babai. Ai më tha që të vija sa më shpejt në shtëpi se diçka nuk ishte në rregull.

Pra, shkova në shtëpi te prindërit e mi, pasi unë nuk jetoj aty. Mendova se diçka mund të ketë ndodhur, se mund ta ketë humbur vetëdijen. Më pas e pranova një mesazh se ajo nuk ishte aty”, rrëfen për “20 Minuten“, Fatbardh Veseli.

Familjarët rrëfejnë me tej se gruaja e zhdukur nuk kishte marrë me vete as celularin, portofolin dhe as çantën e dorës.

“Po mundohemi të bashkëpunojmë të gjithë së bashku. U kemi shkruar gjithë të afërmve që të na ndihmojnë. Deri më tani kemi realizuar dy aksione të kërkimit me 80 deri 100 persona. Gjithkund që dyshonim, kërkonim pas saj. Për fat të keq, nuk korrëm ndonjë sukses”, ka pohuar Fatbradhi.

Ai mendon se ndoshta nënë së tij i është dobësuar memoria dhe për këtë arsye nuk mund ta gjej shtëpinë. Kohëve të fundit, sipas familjarëve, 51-vjeçarja kishte dhimbje të forta shëndetësore.

Ata kanë bërë edhe një apel për këdo që mund të shohë nënën e tyre që ti kontaktojnë.

“Ata që janë në lëvizje, nëpër trena apo nëpër rrugë. Gjithkund në Zvicër. Po që se keni ndjenjën se diçka nuk është në rregull, se ndoshta mund të jetë ajo, ju lutem që ta informoni policinë apo neve. Në mënyrë që të kemi informatë se ku mund të kërkojmë, pasi nuk kemi ndonjë sukses, nuk dimë asgjë, nuk kemi informata”, përfundon Fatbardhe Veseli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME