Categories Lajme

Zvicra vendos karantinën për shqiptarët, ish-deputeti: Shqipëria është shtuar si vend me…

Zvicra ka përditësuar listën e vendeve, qytetarët e të cilëve do të detyrohen të vetëizolohen nëse hynë në territorin e saj. Në këtë listë është shtuar edhe Shqipëria si vend me rrezikshmëri të lartë ndërsa Serbia është hequr. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, me anë të një postimi në rrjëtet sociale shprehet se “përrallat e qeverisë” nuk i beson më njeri. Kjo, sipas tij, faktohet në “listat e zeza ku hyn vendi yne.” “Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria si vend me rrezikshmeri te larte. Pra perrallat e Edi Rames se jemi vendi me i suksesshem nuk i beson njeri dhe kjo faktohet ne listat e zeza ku hyn vendi yne. Në kushte normale këtë informacion duhet ta japë qeveria jonë për shtetasit e vet. Por fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka aspak fokusin tek detyrimet e saj, njëlloj sic nuk i informoi qytetarët që udhëtonin drejt Greqisë,” shkruan më tej në postimin e tij Spahia.
Postimi i plotë:

“INFORMACION PER QYTETARET QE DO UDHETOJNE DREJT ZVICRES! Zvicra ka shtuar Shqipërinë në vendet me karantinë të detyrueshme, nëse hyn në territorin e saj.
Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria si vend me rrezikshmeri te larte. Pra perrallat e Edi Rames se jemi vendi me i suksesshem nuk i beson njeri dhe kjo faktohet ne listat e zeza ku hyn vendi yne. Cdo kush që ka qëndruar në Shqipëri deri në 14 ditë para hyrjes në Zvicër, ka detyrimin të karantinohet për 10 ditë. Nuk vlen as bërja e tamponit, sic bëjnë disa vende, por kërkohet automatikisht karantinim.
Pra pavaresisht vetelavderimit qesharak te ministres per suksese te arritura, as tamponi qe behet ketu
nuk eshte i besueshem! Mosrespektimi i karantinës ndëshkohet me gjobë 10 mijë franga zvicerane.
Prandaj cdo qytetar që do udhëtojë drejt Zvicrës, duhet ta ketë parasysh këtë vendim të qeverisë zvicerane. Në kushte normale këtë informacion duhet ta japë qeveria jonë për shtetasit e vet. Por fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka aspak fokusin tek detyrimet e saj, njëlloj sic nuk i informoi qytetarët që udhëtonin drejt Greqisë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME