Categories Lajme

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, Meta e konsideron arritje të madhe

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut mëes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaev, ka reaguar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit vlerëson këtë vendim për të formuar një qeveri me bazë të gjerë edhe të përfaqësimit shqiptar, ku ndër dikasterët më të rëndësishme që do të drejtojnë janë Ministria e Jashtme, Kryetari i Parlamentit dhe 100 ditët e fundit të qeverisë që do të udhëhiqen nga një përfaqës shqiptar në postin e kryeministrit.

Siopas Metës kjo marrëveshje është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave, teksa thekson zgjedhjet demokratike që u zhvilluan në vendin fqinj, ka edhe një mesazh e kërkesë të fortë për aktorët politik në vendin tonë.

Reagimi i plotë: Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera. 🇦🇱🤝🇲🇰

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME