Categories Lajme

100 vjet që nga dita kur gratë amerikane fituan të drejtën e votës

100 vjet më parë, në gusht 1920 gratë amerikane fituan të drejtën e votës kur u miratua Amendamenti i 19-të i Kushtetutës. Amendamenti u propozua në Kongres në 1878 por u deshën më shumë se 40 vjet që amendamenti të miratohej dhe ratifikohej nga 3/4 e shteteve. Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të aktivistet gra filluan një betejë të gjatë e të vështirë për të drejtën e votës: “Këto gra talleshin dhe sulmoheshin në masë,” thotë Andrea DeKoter, shefe në detyrë e Qendrës historike Kombëtare mbi të Drejtat e Grave.

Beteja për të drejtën e votës filloi në 1848 në kuvendin e parë për të drejtat e grave të zhvilluar në një kishë në Seneka Falls të Nju Jorkut. Delegatet në kuvend hartuan një dokument që kërkonte barazi me burrat, përfshirë të drejtën e votës. “Ato thonin: ‘Të gjithë burrat e gratë janë krijuar të barabartë‘. Ato huazuan fraza nga Deklarata e Pavarësisë, por u bënë disa ndryshime të rëndësishme duke shtuar fjalën ‘gratë’,” thotë zonja DeKoter.

Në betejën për të drejtën e votës për më shumë se 70 vjet gratë afrikano-amerikane ishin të përjashtuara nga aktivistet e bardha. “Por gratë afrikano-amerikane, përmes organizatave të tyre, përmes shoqatave kundër skllavërisë, në kisha dhe grupime për të drejtat civile, gjatë një periudhe mbi dy shekullore zhvilluan lëvizjen e tyre,” thotë profesorja e Hitsorisë në Universitetin Johns Hopkins, Martha S. Jones. Në fillim të shekullit të 20-të, kur rolet gjinore filluan të transformohen, betejës për barazi gjinore iu bashkua një brez i ri që i dha një energji të re lëvizjes duke organizuar protesta, parada e greva urie.

“Ato filluan të shkojnë në fabrika, ku gjenin grupe burrash gjatë pushimit të drekës. Aty mbanin fjalime të momentit. Mbanin fjalime edhe në publik për të tërhequr mbështetjen e burrave,” thotë historiania Ellen Carol DuBois. Në vitin 1918, presidenti Woodrow Wilson ndryshoi qëndrim dhe e mbështetur amendamentin në vitin 1918. Dokumenti u ratifikua dy vjet më pas. Megjithëse ka kaluar një shekull, shumë gra, sidomos afrikano-amerikanet, hasin në tendenca për kufizimin e të drejtës së votës. “Gratë afrikano-amerikane në përqindje më të lartë ndeshin në kufizimin e të drejtës së votës. Shumë prej qendrave të tyre të votimit janë mbyllur. Ato ballafaqohen në përqindje më të larta me problemin e heqjes së emrave nga listat e votuesve,” thotë perofesorja e historisë në Universitetin Johns Hopkins, Martha S. Jones. Pabarazi të tilla mund të zgjidhen me miratimin e Amendamentit për të Drejta të Barabarta, thonë aktivistet për të drejtat e grave, të cilat e propozuan këtë amendament për herë të parë në vitin 1923. “Nuk do të ketë më diskriminim thjesht për arsye gjinie. Kjo do të ndikonte tek politikat e qeverisë federale, si dhe ato shtetërore,” thotë Eleanor Smeal me Fondacionin “Shumica Feministe”. E ardhmja e admendamentit për të drejta të barabarta mbetet e paqartë. Por ashtu si gratë që luftuan për të drejtën e votës, aktivistet e sotme thonë se nuk do të heqin dorë nga beteja për këtë amendament./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME