Categories Sport

PSG shkon në finalen e Uefa Champions League

Uefa Champions League ka njohur finalistin e parë për këtë sezon. Do të jenë francezët e Paris Saint-Germain që do të luajnë në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës më 23 Gusht. Ata fituan ndeshjen gjysmëfinale përballë Red Bull Leipzig me rezultatin 3-0. Një ndeshje jo shumë e vështirë për parizienët, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën.

Ishte braziliani Marquinhos ai që hapi serinë e golave. 30 minuta më vonë shënoi edhe argjentinasi Angel Di Maria ndërsa vulën e dha mbrojtësi juan Bernat pas një gabimi në mbrojtje të Leipzig. PSG do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit Bayern-Lyon që do të vendoset nesër mbrëma

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME