Categories Sport

Zyrtarizohet gjithçka, Alexis Sanchez firmos me Interin

Tashmë është zyrtare.

Alexis Sanchez bëhet futbollisti më i ri i Interit. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit zikaltër, me kilianin që firmos për një vit në formulën e huazimit nga Manchester United. 30 vjeçari gjendej prej së mërkurës në Milano, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.

Sipas “Tuttomercatoweb”, agjenti i tij gjithashtu pranoi një kontratë dy-vjeçare nga viti 2020-2022, megjithëse ende nuk është nënshkruar. Për kartonin e Sanchez, Inter mund të shpenzojë rreth 15 milionë euro në merkaton e ardhshme të verës, periudhë kur edhe i mbaron huazimi nga “djajtë e kuq”. Ndërkohë, rroga prej 12 milionë euro do të paguhet nga të dy klubet, me zikaltërit që do paguajnë vetëm 5 milionë euro.

Ky është një rikthim në Itali për 30 vjeçarin Sanchez, i cili së pari u bashkua me Udinese në vitin 2007 dhe u transferua te Barcelona për 26 milionë euro në verën e vitit 2011. Gjatë eksperiencës me bardhezinjtë, ai grumbulloi 95 takime, duke shënuar 20 gola dhe dhuruar 16 asiste. Në karrierën e tij, Sanchez ka veshur edhe fanellat e Barcelonës e Arsenalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME