Categories Lifestyle

Ja si të trajtoni çarjet e lëkurës dhe strijat në kushte shtëpie

Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave, duke i dhënë lëkurës një pamje si të grisur, për të cilën shpeshherë femrat ndihen të turpëruara dhe mundohen të ekspozojnë sa më pak atë. Strijat mund të shfaqen kudo: në stomak, vithe, kofshë, pulpë , krah dhe gjoks. Me pak ndihmë nga Natyra ju mund t’i eliminoni ato nga trupi juaj. Së pasi duhet të përcaktoni një regjim ushqimor të shëndetshëm ( fruta, perime, mish i bardhë, peshk dhe sa më shumë ujë), si dhe sa më shumë aktivitet fizik ( ecje, vrap dhe not). Por krahas tyre , mund të përdorni edhe trajtimin e mëposhtëm:Për të realizuar kremin e mëposhtëm ju nevojiten: 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera, 2 karota mesatare të ziera, 5 lugë gjelle ujë, 5 pika vaj esencial bajamesh, 1 lugë gjelle pure avokadoje dhe 10 pika vaj të trëndafilit të egër.

Pasi të keni zier karotat, kalojini në frulator bashkë me avokadon dhe xhelin e Aloe Veras. Shtoni masën e mësipërme në një vazo qelqi dhe shtoni gradualisht ujin dhe vajërat e trëndafilit të egër dhe bajameve. Përziejini edhe një herë përbërësit dhe vendosini në ngrirje për 24 orë. Më pas mund ta përdorni çdo mbrëmje në zonat ku keni strija duke e masazhuar për 20-25 minuta. Merrni pakëz nga kremi i ngrirë dhe fërkoni pjesët e ndryshme të trupit ku keni strija derisa të shkrihet plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME