Categories Lajme

Me pistoletën poshtë jastëkut, 85-vjeçarit i futen në shtëpi dy shqiptarë. Njëri prej tyre përfundon në spital

Një ish-financier 85-vjeçar u përball me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo, duke plagosur me armë zjarri një prej krimineleve. Ngjarja, sipas mediave italiane, ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës, në lagjen periferike të Longuelo.

Hajduti i plagosur është një 26-vjeçar shqiptar, i cili mori një plumb në qafë, por nuk është në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia në afërsi të banesës së pensionistit. E pasi iu dha ndihma e nevojshme në spital u transferua në qeli.

Bashkëpunëtori i të plagosurit, edhe ai një shqiptar 26-vjeçar, u kap nga policia pak orë pas ngjarjes. Të dy janë tashmë pas hekurave e akuzohen jo vetëm për grabitje të agravuar, por edhe për rezistencë ndaj policisë. Dyshja u fut në vilën e pensionistit nga një dritare, nga ana e pasme e shtëpisë duke përdorur një levë.

Ngjarja shkaktoi alarm në komunitet dhe tani autoritetet italiane po vlerësojnë situatën e 85-vjeçarit, nëse e kishte me leje armën e zjarrit që përdori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Maj 2024

DASHI Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një çift shqiptarësh dhunohen ashpër nga 3 persona në mes të rrugës në Greqi

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e së martës në Athinë mes pesë personave.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ 24-vjeçari paraqitet në spital, ngrihen pika kontrolli në zonë

Një 24-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta për policinë e Durrësit. Mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nami në Vlorë/ 5 shoferë të arrestuar në 2 javë, vendosen mbi 6300 gjoba nga Rrugorja

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e saj në 14 ditët e fundit. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, vihet në pranga 45-vjeçari

Gjirokastër, Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe…

LEXO ME SHUME