Categories Lajme

Një çift shqiptarësh dhunohen ashpër nga 3 persona në mes të rrugës në Greqi

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e së martës në Athinë mes pesë personave.

Sipas mediave greke bëhet me dije se një çift shqiptarësh janë dhunuar nga tre persona.Në videon e publikuar nga Protothema.gr, tre persona iu afruan 43-vjeçarit shqiptar dhe filluan ta dhunonin atë dhe gruan që ishte në makinën e shqiptarit.

Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:00, kur të dy makinat ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.

Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të debatojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit që ndodhej në automjetin tjetër.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin si burrin 43 vjeç, ashtu edhe gruan e tij në të njëjtën moshë, e cila ishte ulur pranë tij.

Pak më vonë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Çifti u dërgua me autoambulancën e EKAV-së në spitalin Thriasio, me informacione se nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa hetimet vijojnë. Ndërkohë po punohet për gjetjen e tre personave që dhunuan çiftin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME