Categories Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës/ 24-vjeçari paraqitet në spital, ngrihen pika kontrolli në zonë

Një 24-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta për policinë e Durrësit.

Mbrëmjen e së martës në spitalin rajonal të  Durrësit ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri një i ri nga Shënavlashi.

Ai është plagosur në afërsi të banesës, në rrethana ende të  paqarta. Me të marrë njoftim mbi plagosjen e shtetasit E.B, 24 vjeç, në vendngjarje kanë  shkuar forca të shumta të policisë  dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Pika kontrolli janë ngritur në akse të ndryshme dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes. Ndërkohë po hetohet dhe mbi konfliktet e mundshme të të plagosurit.

“Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas njoftimit të policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME