Qoftet me mish te grire nuk mungojne ne asnje tavoline dhe mund te sherbejne si antipaste, apo si pjate e dyte e ngrohte (por edhe te ftohta) per shkak te prakticitetit te tyre per t’u transportuar lehte dhe per t’u shijuar edhe gjate nje udhetimi apo pik-niku.
Perberesit per rreth 17 qofte
500gr mish te grire
250gr buke te thare
150gr djath kackavall te grire
2 veze te medha
1 thelpi hudher
3 luge te vogla majdanoz
pak arre moskat
kripe
piper sipas deshires
Si fillim, lagim buken e thare me pak uje, me pas e shtrydhim, e therrmojme me duar dhe e vendosim ne nje ene te thelle. Shtojme mishin e grire, dy vezet, djathin kackavall te grire, majdanozin e grire, hudhren e shtypur, arren moskat, piperin dhe kripen.
I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te perftojme nje mase homogjene, te bute dhe kompakte (nqs masa rezulton teper e thate, shtojme edhe nje veze tjeter).
Marrim me duar nje pjese nga brumi me te cilin formojme sfera me madhesi mesatare (apo cfare forme tjeter qe deshirojme) dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin nje ngjyre te kuqerremte ne siperfaqe.
I heqim nga zjarri dhe i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra kuzhine per t’i thithur vajin e tepert. I servirim te ngrohta.