Categories Lajme

​Gjobë nga 2 deri në 10 milionë lekë për bizneset që abuzojnë me çmimet në Shqipëri

Çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri do të monitorohen çdo javë nga Bordi i Transparencës i cili përcakton marzhën e fitimit të bizneseve dhe do të kujdeset që të mos abuzojnë me çmimet e produkteve. Akti Normativ “Për transparencën dhe monitorimin e çmimeve për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, i botuar në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi dhe sipas tij, tregtuesit që nuk do të mbajnë çmimin e caktuar prej bordit, do ta humbasin të drejtën për të tregtuar, si dhe do t’u konfiskohet malli që kanë në dispozicion.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, subjektet që nuk respektojnë vendimet e marra nga bordi mbi përcaktimin e marzhës së fitimit, do të penalizohen me gjobë nga 2 milionë deri në 10 milionë lekë, raporton atsh.

Sekretariati i Bordit përbëhet nga struktura përgjegjëse për politikat ekonomike dhe fiskale, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përfaqësues nga strukturat e administratës doganore si dhe gjashtë përfaqësues të subjekteve të përzgjedhura nga shoqatat e biznesit dhe grupet e interesit.

Sipas Aktit Normativ, Bordi ka detyrim të miratojë listën e produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, për të cilat zbatohet situata e veçantë; të zbatojë metodologjinë e përcaktuar për vendosjen me transparencë të plotë të marzhës të fitimit si dhe të vendosë marzhën e fitimit në bazë të monitorimit të çmimeve për produktet ushqimore bazë dhe produktet e tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg.

Gjithashtu ky Bord duhet të njoftojë në mënyrë periodike, sipas vendimeve të Bordit, marzhën e fitimit, të cilat publikohen në Qendrën e Botimeve Zyrtare dhe në një seksion të veçantë në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për ekonominë dhe bujqësinë. Vendimet e marra nga Bordi i fillojnë efektet ditën pasardhëse ose sipas përcaktimit të vendimit të Bordit.

Marzha e fitimit e vendosur nga Bordi është e detyrueshme të zbatohet nga të gjitha subjektet dhe zbatimi i tyre monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg. Sipas rastit, Bordi mund të vendosë krijimin e një task-force, me përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Të gjitha subjektet, që importojnë dhe/ose prodhojnë produkte, objekt i këtij akti normativ, janë të detyruara të marrin masa dhe të ofrojnë furnizim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.

Gjithashtu, të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg.

Produktet e blera, me qëllim furnizimin e popullatës, në rastet kur me përfundimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, nuk janë shitur në tregun e lirë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave.

Mosmarrja e masave, subjektet private përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME