Categories Sport

​Tifozët e Liverpoolit fajësojnë gjatësinë e barit për disfatën

Tifozët e Liverpoolit pretendojnë se bari në stadiumin e Manchester Cityt, Etihad, ishte shumë e gjatë dhe këtë e vlerësojnë si arsye pse të kuqtë e pësuan disfatën e parë të këtij sezoni, me rezultat 2-1. Liverpooli u mposht me rezultat 2-1 nga Manchester City në ndeshjen e zhvilluar të enjten në stadiumin Etihad. Fillimisht Sergio Aguero i kaloi vendasit në epërsi, mirëpo pas golit të shënuar nga Roberto Firmino, që e barazoi rezultatin, golin e fitores e shënoi Leroy Sane.

https://twitter.com/twosilvas/status/1081340887140048896

Me këtë fitore, Manchester City e zvogëloi distancën mes dy klubeve nga shtatë në katër pikë. Ndërsa, Tottenhami mbetet vetëm dy pikë larg Manchester Cityt dhe gjashtë pikë larg liderit, Liverpoolit. Në një video të publikuar në kanalin e disa tifozëve të Liverpoolit në Youtube, “The Anfield Wrap”, Neil Atkinson, së bashku me Melissa Reddyn dhe Paul Cope, e analizuar në detaje ndeshjen e së enjtes. “Nuk mund t’i besoja syve kur e pashë gjatësinë e barit në fushën e Manchester Cityt. Nuk dukej mire, dukej si një fushë që ishte përgatitur vetëm për një gjë, për t’i ndaluar pasimet e shpejta”, u shpreh Atkinson. “Skuadra e Pep Guardiolës ishte organizuar për t’i ndaluar pasimet e shpejta dhe mendoj se kjo gjë e tregon më së miri mënyrën se si Manchester City iu qas kësaj ndeshjeje”.  “Skuadra e Pep Guardiolës ishte organizuar për t’i ndaluar pasimet e shpejta dhe mendoj se kjo gjë e tregon më së miri mënyrën se si Manchester City iu qas kësaj ndeshjeje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME