Categories Kuzhina

Makarona spageti me karkaleca

Nje pjate me arome deti e cila nuk njeh stine!

Perberesit

400gr makarona spageti (mund te perdorni edhe linguine, fettuccine etj)

500gr karkaleca te fresket te qeruar (ose te ngrire)

400gr domate te pjekura mire, te qeruara dhe te prera ne kubik (ose salce domatesh)

1 qepe e vogel, e grire holle

1 thelpi hudher,i shtypur

borzilok, te grire imet

1/2 gote vere te bardhe

vaj ulliri

kripe

piper te zi

pak djath te grire (sipas deshires)

Vendosim MAKARONAT per tu ziere ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, nderkohe qe pregatisim salcen.

Kaverdisim ne nje tigan te madh me vaj ulliri thelbin e hudhres te shtypur derisa vaji te aromatizohet dhe me pas e eleminojme. Shtojme qepen dhe e kaverdisim derisa te rezultoje transparente.  Shtojme karkalecat te cilet i kemi shplare dhe thare mire dhe i leme ne zjarr per max 2 minuta duke i perziere shpesh. Nese perdorim karkaleca te ngrire, i leme fillimisht te shkrijne plotesisht ne temperature ambjenti dhe i thithim ujin qe leshojne me leter kuzhine, pra kur te vendosen ne tigan duhet te jene plotesisht te thate, perndryshe do te behen si te ziere!
I shuajme me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte, shtojmedomatet (ose salcen e domateve) dhe e gatuajme te gjithe perberjen ne zjarr mesatar per rreth 5 minuta (jo me shume, pasi karkalecat forcohen). E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme borzilokun e grire holle duke e perziere mire. E rregullojme salcen me kripe dhe piper dhe shtojme makaronat tashme te ziera dhe te kulluara. E sherbejme kete pjate te ngrohte sperkatur me pak borzilok te grire ne siperfaqe ose djath te grire.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME