Categories Sport

1.08 bilionë euro shpenzime: Barcelona ‘e varfër’ – Shuhet ëndrra për Neymar?

Skuadra e Barcelonës duket se ka mbetur e varfër pas shpenzimit të më shumë se 1 bilion eurove. Shpenzimet e skaudrës së Barcelonës nga viti 2014/15 kanë qenë të jashtëzakonshme, duke afruar emra si Luis Suarez, Ousmane Dembele e së fundmi edhe Antoine Griezmann. Transferimi i Griezmann për 120 milionë euro ka prekur shifrën e 1.08 bilionë eurove në gjysmëdekadën e fundit, sipas ‘Voetbal International’. Barcelona kishte rikuperuar disa nga të shpenzuarat e tyre me shitjen e Neymar tek PSG për 222 milionë euro, por përsëri shpenzimet në Frenkie de Jong, Dembele e Coutinho kanë ndikuar në buxhetin e skuadrës. Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ‘tashmë e varfër’ ka pagaur 31.5 milionë euro huazim, për të paguar më pas edhe pjesën e mbetur të shumës për Griezmann.

Pasi kanë paguar edhe 75 milionë euro paraprakisht për Frenkie de Jong, është e qartë se Barcelona ka gjasat minimale për transferimin e Neymar. ‘Bild’ raporton se e vetmja mundësi për Barcën është ofrimi i lojtarëve si Semedo, Umtiti e Coutinho. Barcelona gjithashtu pritet ta rinovojë stadiumin e saj ‘Camp Nou’, rinovim që do t’i kushtojë rreth 600 milionë euro

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME