Categories Sport

Griezmann krahason Messin me LeBron James

Transferimi më i ri i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka dhënë disa komente rreth shokut të tij të skuadrës, Lionel Messi. Griezmann është lojtari më i ri që i është bashkuar Barcelonës, me skuadrën që pagoi 120 milionë euro për klauzolën e tij. Griezmann u zyrtarizua tek Barcelona gjatë javës së kaluar, dhe ai duket shumë i lumtur me këtë lëvizje. Ndër pyetjet e para të drejtuara për Griezmann, sigurisht se ishin ato lidhur me Lionel Messin, për të cilin Griezmann është shprehur shumë i lumtur që do të luajë krahë tij, duke e krahasuar edhe me LeBron James. “Gjëja që më gëzon më së shumti është që do të luajë me një partner si ai (Messi)” ka thënë Griezmann,

“Messi do të jetë një legjendë për djalin tim dhe fëmijët e djalit tim” ka thënë tutje francezi, para se ta krahasonte argjentinasin me yllin e NBA, LeBron James. “Ai është sikur LeBron James për basketbollin” ka thënë ndër të tjerash Griezmann. Barcelona ishte shumë afër që të nënshkruante me Griezmann gjatë vitit të kaluar, por gjërat vonuan deri javën e kaluar. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME