Categories Lajme

1.15 mld euro/ Ahmetaj shpjegon skemën e shpërndarjes së fondeve

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka dhënë më shumë detaje në lidhje me shumën e mbledhur në Konferencën e Donatorëve.

I ftuar në studion e Report Tv, Ahmetaj tha se nga 1.15 miliardë euro të mbledhura, vetëm 295-300 milionë euro janë grante. Ndërsa shtoi se pjesa tjetër prej 850 milionë eurosh është kredi e butë që do të shlyhet deri në 30 vite me interesa të vogla.

“Qytetarët shqiptarë do paguajnë ndër 30 vite nëpërmjet taksave të tyre. Kreditë që do merren për rindërtimin. Interesi do të jetë në çdo rast nën 2.25 %. Mund të ketë edhe në 2%, apo pa interes nga banka islamike”, tha ai.

Ministri u shpreh se 400 milionë euro do të shkojë për rindërtimin e shtëpive, ndërsa gati 250-300 milionë euro do të shkojnë për riparimin e shtëpive.

“Nuk jam në gjendje t’iu them me cent sa do të shkojnë për shtëpitë, nuk mund ta them, kur të ketë procedurat ndërkombëtare të prokurimit, fondet limite mund të dalin edhe me kursime, për shkak të procesit të hapur ose garës. Për shtëpitë do të ketë një shumë gati 400 milionë euro, vetëm për rindërtimin. Për riparimin është pjesa e granteve, prej gati 250- 300 milionë euro. Dëmi për shtëpitë është përllogaritur 696 milionë euro. Gjithë dëmi do të kurohet në lotin e madh të rindërtimit të shtëpive, dhe të riparimit të shtëpive. Janë të panegociueshme për t’u bërë dhe do të bëhen”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME