Categories Lajme

1 200 pako ushqimore për familjet në Cërrik (Foto)

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se operacioni humanitar do të vijojë deri në fund të kësaj lufte në qarkun e Elbasanit. Balla shprehet se “bashkë me kryetarin e bashkisë Andis Salla dhe deputetin Luan Duzha ishim sot në qendrën e paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në qytetin e Cërrikut, prej ku filluan të shpërndahen për familjet në nevojë 1 200 pako ushqimore”.

“Pjesa e parë e operacionit humanitar në këtë bashki u krye me ndihmën e organizatave, bizneseve, kontributeve individuale, ndërsa do të vijojë puna edhe më tej për t’ju gjendur çdo familje në nevojë, por edhe çdo të moshuari të vetmuar me shërbimet që ka nevojë. Pakot ushqimore që po shpërndahen sot janë blerë sipas procedurave të përcaktuara nga Qeveria bazuar në Fondin e Emergjencave Civile të bashkisë Cërrik. Janë pako të plota ushqimore të cilat përmbajnë të gjitha produktet e domosdoshme për një familje”, tha Balla.

Po ashtu Balla shtoi se “vendimi i Qeverisë ka përcaktuar qartë cilat janë familjet që përfitojnë. Ndërkohë në Cërrik edhe procesi i shpërndarjes së ndihmës ekonomike të dyfishuar për shkak të luftës ka përfunduar. Dua t’u them të gjithë atyre që këtë situatë lufte e shohin nga divani, se ky operacion humanitar, i cili u ka ardhur në ndihmë rreth 200 mijë familjeve në të gjithë Shqipërinë, është një detyrim që qeveria ka ndaj atyre që sot janë në nevojë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME