Categories Teknologji

1 milion dollar për një postim/ Ja kush po pasurohet nga Instagrami

“Fronin” si personi që fiton më shumë të ardhura nga Instagrami e ka marrë Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Në listën e Hopper HQ rezulton se ai është i vetmi që fiton 1 milion dollar për një postim, rritje me 15% nga viti i kaluar.

Dwayne Johnson ishte aktori me pagesën më të lartë në Hollywood dhe tani shtohet një tjetër titull që sjell të ardhura të mira në llogarinë e tij. Johnson ka punuar fort për të marrë pushtetin e Instagramit pasi ka publikuar foto të ushqimeve dhe të trupit plot muskuj.

Në vendin e dytë e mban Kylie Jenner që fiton 986 mijë dollarë për post, të tretin Cristiano Ronaldo me 889 mijë dollarë. Kim Kardashian mban vendin e katërt me 858 mijë dollarë për post dhe top pesëshen më të paguar nga rrjeti social e plotëson Ariana Grande me 853 mijë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME