Categories Showbiz

10 gjërat më të çuditshme që keni dëgjuar për VIP-at shqiptarë

Me anë të rubrikës “10 gjërat që nuk dini për mua” personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë treguar për “revistawho.com” disa të pathëna nga jeta e tyre private. Nga këto rrëfime ne mblodhëm disa nga më të çuditshmet dhe që nuk i kishit dëgjuar ndonjëherë nga vipat tanë. Isida ka zbuluar se mban një thelpi hudhër ndërsa Orgesa shan nën zë përpara se të dalin në skenë. Fatma ka treguar se qan kur sheh filma vizatimorë ndërsa Armina fle gjithmonë me një bluzë tek hundët. Më poshtë mund të lexoni të tjera kuriozitete për vipat shqiptar.

Isida Mollaymeri
Gjithmonë, kur dal në skenë, kërcej, moderoj, sfiloj, ose jam e ftuar në emisione, vendos një thelpi hudhër në kokë.

Olti Curri
Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të Laura Pausinit.

Çiljeta
Një herë më ka rënë telefoni nga makina në mes të autostradës dhe besojeni ose jo, kam ndaluar për ta marrë.

Orgesa Zaimi
Para se të dal në skenë shaj me fjalë të pista nën zë kjo më qetëson dhe heq emocionet.

Jul Deda
Urrej verën dhe plazhin. Jam i detyruar të shkoj në plazh prej fëmijëve. Po të ishte për mua do të doja të jetoja në një vend ku nuk ka kurrë verë dhe diell.

Fatma Methasani
Nuk shoh kurrë filma horror dhe qaj me filmat vizatimorë.

Roza Lati
Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.

Armina Mevlani
Fle gjithmonë me një bluzë tek hundët pasi më ka mbetur ves që e vogël. Merrja bluzën e mamit dhe e mbaja tek hundët, jo më kot sot e kësaj dite fle me një bluzë te hundët.

Nevina Shtylla
Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke çunat?

Suada Sherifi
Kam fjetur me prindërit derisa u bëra 12 vjeçe se kisha tmerr nga ‘Gogoli’ me emrin Gabi dhe vazhdoj ta kem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME