Categories Lifestyle

10 ushqimet më të mira për zemrën tuaj

Parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe mbajnë tensionin në vlera normale. Duke konsumuar ushqime të caktuara çdo ditë, ju mund të zvogëloni rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Një dietë e shëndetshme mban nivelin e kolesterolit nën kontroll, presionin e gjakut dhe parandalon formimin e pllakëzave në muret e enëve. Studimet kanë treguar që deri në 70% të rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare janë të parandalueshme me një regjim të shëndetshëm ushqimor.

Por ekspertët paralajmërojnë të mos konsumoni të njëjtat ushqime gjithmonë. Sekreti është të provoni lloje të ndryshme të perimeve, peshqve, drithërave për të pasur një regjim të pasur në lëndë të ndryshme, esenciale për trupin tonë, transmeton Living.

Më poshtë janë 10 ushqimet më të mira për zemrën tuaj:

Avokadot janë të pasura  me yndyra të shëndetshme dhe janë një burim i kaliumit, një mineral që mban nën kontroll tensionin e gjakut. Gjithashtu, ato janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, karotenoideve dhe fibrave. Boronicat  janë burim i shkëlqyer i resveratrolit dhe flavonoideve, antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve koronare.

Është provuar shkencërisht se çokollata e errët, të paktën 75% edhe më mirë  85% kakao ul nivelet e kolesterolit të keq. Gjithashtu, një studiues tjetër zbuloi se kakao përmban fenole, një përbërës anti-inflamator dhe antiseptik që zvogëlon rrezikun tuaj për sëmundje të zemrës duke eliminuar substanca të ngjashme me yndyrën nga gjaku juaj.

Individët me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës që ndjekin dietën mesdhetare, një regjim i pasur me fruta, drithëra, perime, arra dhe të paktën 4 lugë gjelle në ditë vaj ulliri, ulin rrezikun për goditje në tru, atake në zemër me 30%. Vaji i ullirit është një burim i mirë i yndyrave të pangopura, që ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Spinaqi, lakrat,  janë perimet  që sigurojnë hekur dhe dozat më të larta të vitaminës C. Ndërsa vitamina A dhe magnezi, janë të shkëlqyera për t’ju ndihmuar të mbani qetësinë. Mëlçia përmban yndyrna që janë të mira për zemrën tuaj. Tërshëra është e pasur  me fibra të tretshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Ajo vepron si një sfungjer në traktin tuaj tretës dhe thith kolesterolin, duke e eliminuar nga trupi (duke mos lejuar kështu përthithjen nga futjen e tij në qarkullimin e gjakut)

Salmoni dhe peshqit e tjerë të yndyrshëm, përfshirë skumbri dhe sardelet, përmbajnë sasi të madhe të acideve yndyrore omega-3, që ndihmojnë në uljen e rrezikut nga ateroskleroza ose ndërtimi i pllakave në arteriet, aritmia dhe ulja e triglicerideve. Domatet përmbajnë një dozë të mirë të vitaminës C dhe likopen. Vitamina C funksionon si një antioksidant, i cili mbron qelizat tuaja nga dëmtimet.

Frutat e thata  rritin funksionet e zemrës suaj me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme omega-3. Vetëm ngrënia e dy grushteve me fruta të thata në ditë përmirëson funksionimin e enëve të gjakut ,ul nivelin e kolesterolit dhe na bëjnë të ndihemi më të ngopur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME