Categories Lajme

100 kg kokainë në kontejnerin me banane, në pranga agjenti i AKU-së dhe ai doganor në Durrës

Një agjent i AKU-së dhe një doganor në Durrës janë ndaluar për rastin e 119 kg kokainë që u sekuestruan në një kontejner me banane. Dy agjentët janë ndaluar për shpërdorim detyre dhe mos ndjekjen e procedurave standarte të kontrollit të kontejnerit me banane në të cilën u gjet sasia e l ëndës n arkotike. Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë të ditur se Prokuroria e Tiranës ka bërë një sërë veprimesh hetimore në lidhje me rastin.

Janë sekuestruar dokumente dhe kamerat e skanerit. Ndërkohë po verifikohen të gjitha faktet e mbledhura dhe më pas nëse do të ketë prova do të arrestohen dy të ndaluarit. Në polici janë shoqëruar nëntë persona që janë marrë në pyetje në lidhje me rastin, por ende nuk ka të arrestuar.

Deri më tani janë marrë në pyetje persona që janë marrë me çdoganimin e mallit, ata që kanë pasur detyrim që të ruanin kontejnerin dhe janë sekuestruar kamerat e portit dhe të rrugës deri në Romanat. Mësohet po ashtu, se në port ngarkesa ka dalë e pastër kur ka kaluar në skaner ndërkohë që në kontejner kishte pasur kokainë.

Kujtojmë se d roga brenda pakove me banane të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit në Tiranë është zbuluar pas telefonatës së bërë më 30 dhjetor nga administratori i kompanisë së bananeve, duke vënë në dijeni strukturat e shtetit për këtë linjë t rafiku të ko kainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME