1000 banorë të zonave të prekura nga termeti janë strehuar tashmë në hotelet e Vlorës falë solidaritetit të Unionit të Operatorëve Turistik dhe banorëve të ndryshëm. Aktualisht, janë ende edhe 556 shtretër të gatshëm në funksion të shtabit të emergjencave.

