Categories Lajme

11 vjeçari që u bë fizikant për 12 muaj, synon të zëvendësojë pjesët e trupit të njeriut me robotë

Edhe gjenitë e vegjël mund të diplomohen. Kjo është historia e Laurent Simons, 11 vjeç nga Belgjika.

Në profilin e tij në Instagram me 56,000 ndjekës, Laurent shpesh shfaqet para kompjuterit në përpjekje për të zgjidhur problemet e pazgjidhshme me skema të ndërlikuara dhe sisteme algjebrike të vizatuara.

Me pak fjalë, për ata që nuk e kanë kuptuar, Laurent Simons është një gjeni që disa prindër përpiqen ta bëjnë të duket “normal” kur në vend një djali te vogël, fshihet një mendje 40 vjeçare.

Ai sapo ka mbaruar fizikën pasi ka ndjekur “vetëm dymbëdhjetë muaj studime.

Universitetet belge, thonë mediat e vendit, po luftojnë për këtë. Pak vite më parë, një universitet ku ai është diplomuar për inxhinieri elektronike e donte me çdo kusht mes studentëve të tij.

Ndoshta sepse Laurent kishte një ëndërr: të zëvendësojë të gjitha pjesët e trupit me teknologji, të zgjasë jetën e qenieve njerëzore.

Asgjë e çuditshme, do të thonë disa shkencëtarë tashmë të avancuar në moshë dhe eksperimente mbi këtë temë.

Po, por Laurent dëshiron më shumë: njeriu të zëvendësohet në çdo pjesë, por të mbajë një lidhje me trurin për të shpëtuar përgjithmonë ‘ndërgjegjen’ e individit.

Kronikat tregojnë se Laurent, nga Ostend, ka një IQ jashtë normales. Në moshën tetë vjeç ai kishte përfunduar tashmë të gjitha studimet e tij dhe ishte gati për universitet.

Pas saj prindërit e regjistruan në Universitetin Hollandez të Eindhoven-it, fakulteti i teknologjisë.

Ai shkon në Universitetin e Antwerp dhe diplomohet për fizikë për vetëm 12 muaj. Kështu ai u bë i diplomuari më i ri në botë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME