Categories Lajme

12 vende të lira në Shërbimin e Jashtëm për ekselentët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike, ka shpallur 12 pozicione të lira pune në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar për të përqafuar të gjithë ekselentët e Shqipërisë dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre nëpër botë”, thekson ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, duke e konsideruar “edhe një lajm tjetër i mirë për diplomacinë shqiptare”.

“Kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare. Një prej angazhimeve kryesore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet zhvillimi i një strukture diplomatike që mbështetet në energjitë rinore dhe cilësitë profesionale. Ndër të tjera, kjo shpallje vjen edhe si rrjedhojë e reformave të ndërmarra për të konsoliduar sistemin diplomatik të karrierës. Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi”, deklaron Cakaj.Kjo gjeneratë e re diplomatësh, thekson ai, do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë.

Ministri në Detyrë nënvizon se “procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive. Shumë shpejt Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të shpallë edhe më tepër vende të lira për diplomatët e ardhshëm për të ndërtuar një shërbim të shkëlqyer diplomatik”.“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme mbetet e përkushtuar për të përqafuar të gjithë ekselentët e Shqipërisë dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre nëpër botë”, deklaron Cakaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME