Categories Lajme

14 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, Berisha e krahason me Gandin: Ariktekt i Kosovës së pavarur, por sot jemi përballë tradhëtisë së dytë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar Presidentin e Parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 14- vjetorin e vdekjes së tij. Ai e quan Rugovën, arkitekt të Kosovës së pavarur dhe i krahason cilësitë e tij me ato të Mahatma Gandit, me aftësi të rralla diplomatike, këmbëngulje të palëkundur dhe paqësore. Por Berisha thotë se kombi shqiptar sot gjendet përballë tradhëtisë së dytë, duke shigjetuar Ramën të cilin e quan ‘vegla e Beogradit në Tiranë’ dhe thotë se tradhëtarët në Tiranë dhe Prishtinë duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

STATUSI I SALI BERISHËS

Nderim arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova! Te dashur miq, me 21 janar te vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosoves te pavarur mbylli syte pergjithmone. Presidenti Rugova do te mbetet dhe nderohet perjete ne historine tone kombetare si burri i shteti qe me trimeri te jashtezakonshme, mençuri dhe vizion te pashoq themeloi ne kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel te shqiptareve ne Kosove.

Ai me kembengulje te palekundur, civilitet dhe aftesi te rralla diplomatike arriti me qendresen e tij paqesore, te ngjashme me ate te Mahatma Gandit qe ceshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves te shnderronte ne nje çeshtje te botes se lire SHBA dhe vendeve tjera te medha. Ai se bashku me luften, gjakun, sakrificen e mijra luftetareve te lirise, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit Sllobodan Millosheviç, arriti te beje realitet Kosoven e lire dhe te pavarur. Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhetise se dyte te madhe nga vegla e Beogradit ne Tirane, Miladini shqipfoles ne Prishtine dhe Baton Stanishiqi, shqiptaret kudo qe jane duhet te ngrihen ne mbrojtje te Kosoves se lire dhe te pavarur, vepres se pavdekshme te presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijra martireve dhe heronjve te saj te te gjitha kohrave dhe tju japin ndeshkimin e merituar tradhtareve te kombit, argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME