Categories Sport

Vllaznia nuk njeh hapa fals me Flamurtarin, vlonjatë gjendje kritike

Vllaznia ia ka dalë ta nisë me këmbë të mbarë vitin teksa kanë mposhtur në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin. Shkodranët e kishin ndeshjen gjatë gjithë kohës në kontroll duke dominuar vlonjatët. Mirëpo, për të zhbllokuar takimin iu desh një penallti në minutën e 37-të. Nga 11 metrat, kapiteni Lika nuk fali dhe ia doli të fitonte duelin me portierin Moçka.

Kuqezinjtë u munduan të reagonin në pjesën e mbetur, teksa një mundësi e artë u shfaq për Harunin në minutën e 44, megjithatë portieri Sherri neutralizoi rrezikun. Sa i përket fraksionit të dytë, shkodranët u kujdesën të menaxhonin avantazhin, ndërsa Flamurtari herë pas herë lëshonte ndonjë shkëndije se nuk ishte dorëzuar. Megjithatë, trajneri Jonuz luajti kartën fituese. Tekniku aktivizoi brazilianin Hygor që u rikthye pas disa muajve mungesë. Hygor u prit me ovacione nga shkallët e stadiumit dhe në fakt ia shpërbleu gëzimin tifozëve, teksa në minutën e 82 realizoi një perlë me roveshatë. Pas këtij momenti nuk pati histori dhe Vllaznia mori tri pikë të arta, ndërsa tashmë ngjitet në vendin e gjashtë. Ndërkohë, Flamurtari zhytet gjithnjë e më shumë në fund të tabelës dhe situata është kritike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME