Categories Lajme

Bëni kujdes se efektivë të civil po ju vëzhgojnë / VIDEO

Policia Rrugore e Tiranës pas urdhrave të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të mos ketë më postblloqe në akset kryesore rrugore dhe të hiqet praktika e dublimit të semaforëve me punonjës policie në kryqëzimet e rrugëve urbane ka reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me sinjalizimin e nevojshëm të ndritshëm (semafor).

Por, policia njofton se me reduktimin e prezencës fizike të dukshme, janë shtuar patrullat me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, të cilat gjatë kontrollit të territorit, evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara, mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke adresuar me pas masat administrative në adresat përkatëse sipas afateve ligjore të parashikuara.

Sipas policisë nga kontrollet në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve, dhe në rrugët urbane të Kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 125 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në koristë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal dhe të ndritshëm, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministri Nufi: Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në Dukat të Vlorës (Video)

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sokrat Vata tregon në gjykatë si ndodhi përleshja me turistin portugez në Ksamil

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela…

LEXO ME SHUME