Categories Lajme

30 milionë euro me tenderat e OST, hetimi shtrihet deri në SHBA

Hetimi i dy tenderave me vlerë 30 milionë euro të fituara nga kompania “DH Albania” është shtrirë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është regjistruar kompania mëmë e saj “Danëell Haberman”. Grupi hetimor ka nisur drejt SHBA-ve letër-porosi ku kërkon informacione nga autoritetet ligjzbatuese të shtetit të Delaëerit mbi mënyrën e regjistrimit të firmës “ Dunëell Haberman” atje.

Kjo pas konfirmimit se kompania ka falsifikuar firmën e sekretarit te shtetit te Delaëer, për datën e themelimit si dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e saj ndër vite dhe gjendjen financiare të saj. Skandali mund të jetë akoma më i madh pasi Prokuroria ka dyshime se edhe noterizimi i dokumenteve në shtetit e Delaëerit të jetë i falsifikuar. Ky proces sipas burimeve nga grupi i hetimit mund të jetë totalisht fiktiv dhe kjo pritet të verifikohet nga informacioni që do të mbërrijë nga shtetet e bashkuara. Këto dokumente janë përdorur nga përfaqësuesit e “DH Albania” fillimisht ne fitimin e tenderit të OST për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi me vlere 12 milionë euro. I njëjti dokumentacion thonë burimet është përdorur edhe në tenderin e ndërtimit të lotit të parë të unazës së re, me vlerë 18 milionë euro.

Prokuroria amerikane nga ana e saj është duke kryer një hetim për rastin pasi falsifikimi i firmës së sekretarit te shtetit te Delaëerit dhe ajo e një noteri është krim fedaral dhe ndëshkohet rendë. Prokuroria e Tiranë regjistroi procedimin penal për 4 vepra shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Hetuesit janë duke verifikuar edhe veprimet e Autoritetit Rrugor dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej tyre do të merren në pyetje. Para hetuesve do të japin deponimet e tyre të gjithë personat e përfshirë në dy tenderat.

Deri tani, ne dokumentet e kompanisë rezultojnë emrat e përfaqësuesit ligjor, Avdjol Dobi, të noteres Xhevahire Brahja dhe përkthyeses Shenda Kruja. Kjo e fundit nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, çka do të thotë se përkthimi i saj nuk është ligjërisht i vlefshëm dhe që sipas Zërit e Amerikës është specialiste e kompanisë ‘Gener2’ të biznesmenit Bashkim Ulaj. Zëri Amerikës raporton së është pikërisht ‘Gener2’ e Ulajt pas skandalit me dy tenderat me vlere 30 milionë euro, se Avdjol Dobi ka lidhje familjare me biznesmenin dhe se e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të Zotit Ulaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME