Categories Lajme

16 vjeçari nga Kamza lidh nënën me zinxhirët e qenit: Nuk ka jetë më kur të rreh fëmija

Hava Kurti është një grua që jeton në Kamëz dhe është e dhunuar nga djali i saj, i cili tani është 16 vjeç. Gazetarja e emisionit “Goca dhe Gra” ka qenë te shtëpia e gruas, ku nga pamjet duken qartë kushtet e vështira ekonomike. Shtëpia është thuajse e prishur, ku Hava jeton në kushte mjerane.

Hava është martuar dy herë, ku martesa e parë ka përfunduar shumë shpejt. Ndërsa martesën e dytë e kujton si vitet më të bukura, ku solli në jetë edhe një djalë.

“Një majë shpullë nuk më ka rënë”, thotë ajo për bashkëshortin e dytë. Por pasi i shoqi vdiq, djali i saj filloi të mos shkonte rregullisht në shkollë, e kur shkonte bënte debat me mësuesit. Madje ai filloi të ushtronte dhunë, ku e lidhi në oborr me zinxhirët e qenit.

“Profesori ia fuste shpulla dhe e la shkollën. Më ka lidhur me zinxhirët e qenit. Erdhi policia, kam shkuar herë pas here te policia. Është krim. Nuk ke jetë më kur të rreh fëmija. Të afërmit e mi e morën dhe i thanë mos e rreh nënën, futi krahët shtëpisë e ndihmo nënën”, tha Hava.

Por jo vetëm kaq, pasi djali u arrestua nga policia pasi së bashku me një tjetër u kap teksa gjuante me armë, duke terrorizuar njerëzit. “E kapi policia, kam qëndruar deri vonë se nëna për fëmijën digjet”, tha Hava e cila nuk jeton dot pa djalin. Por sërish ka një kërkesë për policinë: “Mos ma ktheni, mbajeni derisa ti vijnë mend e kokës”.(Faxweb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME