Categories Lajme

17-vjeçari me probleme mendore i vë flakën shtëpisë, familja me 7 anëtarë mbeten në qiell të hapur

Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e familjes Llana. Fiks Fare iu përgjigj menjëherë  kërkesës së kryetarit të Shoqatës së  Jetimëve dhe Invalidëve të Kavajës, pasi kërkonte ndihmë për një familje që ka një fëmijë me probleme të shëndetit mendorë. I cili i  vuri flakën shtëpisë ku banonin.

Familja Llana përbëhet nga 7 anëtarë dhe djali i sëmurë është 17 vjeç. Familja jeton në kushte të këqija ekonomike dhe për të siguruar bukën e gojës mbledhin kanoçe. Të vetmet të ardhura janë të zonjës së shtëpisë që është invalide dhe merr 7000 lekë në muaj si dhe 8000lekë djali të sëmurë, por që me to i blejnë ilaçet.

Në shtëpinë e cila është djegur kryefamiljari Ferit Llana tregon se dikur kanë qenë zyra të bashkisë dhe janë  futur para 25 vitesh brenda tyre që i kanë përshtatur për banim. Ditën që ndodhi fatkeqësia ka qenë natë dhe 17 vjeçari me probleme të shëndetit mendor i ka vënë flakën banesës.

Menjëherë ka shkuar zjarrfikësja por Feriti ka mundur të shpëtoj prej banesës fëmijët, asgjë tjetër.  Ai tregon se djali i tij 17 vjeçar edhe pse janë munduar ta shtrojnë edhe në Tiranë , nuk e kanë mbajtur më shumë se 15 ditë , pasi është shumë agresiv. Tashmë familja ka mbetur në qiell të hapur dhe kërkojnë ndihmë.

Fiksi u interesua ne Bashkinë Kavajë ku nënkryetari Guxim Kola u shpreh se ndihma imediate do u jepet menjëherë , ndërsa për sa i përket një ndihme më të thelluar e afatgjate pritet të merret ekspertiza nga ekipi i zjarrfikëses që ka qenë në ngjarje pohoi nënkryetari.  gjithsesi ai u shpreh për Fiksin se familja nga ana e bashkisë do t’i gjendet një zgjidhje për strehim.

Fiksi me anë të Fundjavës Ndryshe  pas 3 ditësh u paraqit sërish në familjen Llana ku çoi ndihma në veshje dhe ushqime. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Shërbimit Social në Bashkisë Kavajë.

Ata u shprehën se tashmë janë vënë në dijeni për rastin dhe familja do të ndihmohet jo vetëm me ushqime dhe veshmbathje por edhe me rehabilitimin e 17 vjeçarit në një qendër speciale. Edhe familja gjithashtu do të akomodohen në një qendër rezidenciale.

Pyetjes së Fiksit se çfarë do behët me shtëpinë e djegur , drejtoresha e shërbimit social u shpreh se është prioritet i bashkisë për ta rindërtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME