Categories Lajme

Krim në Tiranë, 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçaru dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.

43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait). 37 vjeçarja Migena Sinani nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten.

Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë.

Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën 43-vjeçari vrau kunatën e tij dhe më pas veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave. (Shqiptarja.com)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME